Një incident i papritur ka shoqëruar vizitën e Papa Leonit XIV në Peru. Kreu i Kishës Katolike është goditur në sy nga rruazat e një rruzareje, të hedhur nga turma e besimtarëve gjatë udhëtimit me automjetin papal në kryeqytetin Lima. Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 nëntor, pranë një baze ajrore, ku një numër i madh besimtarësh ishin mbledhur për të përshëndetur Papën.