Top Channel/ Trump trondit kriminelët në Uashington, paralajmëron dënimin me vd*kje
26/08/2025 23:00

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan. “Nëse dikush vret dikë në Uashington, ne do të kërkojmë dënim me vdekje. Është masë e fuqishme parandaluese dhe secili që ka dëgjuar për të, pajtohet”, u shpreh Trump në një takim të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit. Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981. Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale. Trump e ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të angazhuar Gardën Kombëtare në Uashington më herët gjatë muajit për të luftuar atë që e ka përshkruar si krim, por dhe numrin e madh të të pastrehëve. Prej të dielës, pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë nisur të lëvizin me armë nëpër rrugët e Uashingtonit. Trump ka thënë se po e shqyrton mundësinë e marrjes së masave të ngjashme edhe në qytetet tjera të drejtuara nga demokratët, përfshirë Çikagon, Nju Jorkun dhe Baltimoren.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54