Top Channel/ Alarmohet Europa! Stuhi të forta në Francë, Itali e Angli
26/08/2025 22:22

Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta. Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të martë bregdetin e Francës, me valë deri në pesë metra. Autoritetet urdhëruan menjëherë mbyllen e plazheve për të mbajtur të sigurt pushuesit, ndërsa helikopterët e sigurisë po monitorojnë gjithë vijën bregdetare. Itali po përballet gjithashtu me një stuhi të fortë, me shi, breshër dhe erëra që tejkalojnë 100 kilometër për orë, që ka shkaktuar dëme të mëdha e shkatërrim në shumë zona. Përmbytje, qindra pemë të rrëzuara, dhjetëra automjete të dëmtuara dhe dëme në resortet e plazheve dhe të mbjellat, ndërkohë që operacionet e shpëtimit janë në terren. Në rajonin e Emilia-Romagna po përgatitet të shpallet gjendja e emergjencës. Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë dhënë alarmin për një stuhi të fortë, me gjatësi mbi 800 kilometra, që pritet të godasë këtë fundjave. Sipas autoriteteve, stuhia me valë masive po i afrohet vendit dhe pritet të fillojë të premten. Një stuhi e pazakontë rëre, e njohur në meteorologji si habub, goditi të hënën në mbrëmje edhe zonën metropolitane të Phoenix, në Arizona, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve, dëme të mëdha materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në aeroportin Sky Harbor të Phoenix, një urë u shkatërrua nga erërat me shpejtësi 112 km/orë.

Top Channel/ Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, “zbutet” Spanja: Nuk pengojmë afrimin e saj me BE-në!
17/11 11:23
Top Channel/ Serbi, studentët marrin parlamentin/ Lëvizja studentore siguron 140 mandate
17/11 11:18
Top Channel/ BE “merr hak” për valën e sulmeve kibernetike: Sanksione hakerëve dhe bankave ruse!
17/11 11:16
Top Channel/ NATO “të kthehet” pas në 1997-tës: Çfarë nënkupton kërkesa e Rusisë në Abu Dhabi!
17/11 11:15
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:30
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31