Popullsia e Tokës mund të përgjysmohet deri në vitin 2064, si pasojë e krizave globale si ndryshimet klimatike, pandemitë, konfliktet apo mungesa e burimeve, paralajmërojnë ekspertët. Studiues nga Universiteti i Milanos analizuan evolucionin e popullsisë gjatë 12 mijë viteve të fundit dhe ndërtuan një model matematikor për të kuptuar se si mund të ndikojnë krizat e mëdha mjedisore në të ardhmen.