Platforma Netflix ka lançuar një film të ri të titulluar “Ginny & Georgia”, një fragment i të cilit ka revoltuar tmerrësisht shumë këngëtaren Taylor Swift. Ajo cfarë ka nxitur debatin ishte një skenë në të cilën personazhet nënë e bijë debatojnë me njëra-tjetrën dhe Ginny i thotë të ëmës: “Ti i ndërron burrat më shpejt se Taylor Swift”. Jeta e trazuar e këngëtares me lidhjet dhe ndarjet e shpeshta është përdorur nga Netlfix , kjo edhe për shkak të popullaritetit të lartë që ka Taylor Swift. Prandaj këngëtarja ka reaguar në Tëitter me një status ironik, duke kritikuar platformën e duke i kujtuar bashkëpunimin e tyre me këngëtaren. “Hey Ginny & Georgia, 2010-a telefonoi dhe kërkon mbrapsht shakanë e saj të mërzitshme, jashtëzakonisht seksiste. Po sikur të ndalojmë së ofenduari gratë që punojnë fort duke mos e përcaktuar një gjë të tillë si për të qeshur. Gjithashtu, Netflix, pas ‘Miss Americana’, nuk të ka hije kjo gjë.” – shkroi Taylor.