Shfaqjet në broadëay nuk do të kthehen këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Të 41 ambjentet në nju jork të qendrës së famshme teatrale janë mbyllur që nga marsi ndërsa qyteti hyri në izolim për të ndaluar përhapjen e covid 19. Tani ata nuk do të rihapin dyert gjatë gjithë 2020 dhe kjo konsiderohet një goditje shkatërrimtare për industrinë.