Top News – Shuhet një yll, kinemaja në zi / Claudia Cardinale ndahet nga jeta në moshën 87 vjeçare
24/09/2025 12:53

Claudia Cardinale, një simbol i kinemasë italiane të pasluftës, e cila gëzoi një karrierë të gjatë dhe të larmishme aktrimi në film dhe në teatër, është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeç. E lindur dhe e rritur në Tunizi në një familje me origjinë siciliane, prezantimi i Cardinales me botën e filmit ndodhi në vitin 1957, pasi fitoi një konkurs bukurie në Tuniz dhe u shpërblye me një udhëtim në festivalin e filmit në Venecia. Zëri i saj duhej të dublohej për rolet e saj të para në ekranin italian, sepse ishte rritur në një familje ku flitej dialekti sicilian dhe ishte arsimuar në një shkollë frëngjishtfolëse. Karriera e saj e hershme u ndërlikua gjithashtu nga një shtatzëni e fshehtë, të cilën ajo tha se ishte rezultat i një marrëdhënieje abuzive. Ajo lindi një djalë, Patrick, në Londër në vitin 1958 dhe e la pas si vëlla më të vogël për disa vite, ndërsa ai u rrit nga prindërit e saj. Pas një sërë rolesh më të vogla, ajo u bë e famshme në skenën ndërkombëtare në vitin 1963 kur luajti në filmin "8 e 1/2" të Federico Fellini-t, ndërsa luajti gjithashtu përkrah Burt Lancaster në "The Leopard" në të njëjtin vit. Profili i saj në rritje i hapi derën produksioneve në Hollyëood dhe ajo u shfaq në komedinë "The Pink Panther", me regji të Blake Edëards, dhe "Once Upon A Time In the Ëest" të Sergio Leones në vitin 1968. Cardinale me zë të ngjirur dhe duhanpirëse, kishte një reputacion si një grua e pavarur dhe me shpirt të lirë, e cila dikur sfidoi protokollin e Vatikanit duke u paraqitur në një takim me Papën Pali VI me minifund. Një libër i vitit 2022 për jetën e saj u titullua "Claudia Cardinale. E Pathyeshmja". E vendosur për pjesën më të madhe të kohës në Francë dhe mikeshë me presidentët Francois Mitterrand dhe Jacques Chirac, Cardinale iu drejtua teatrit rreth fillimit të këtij shekulli, duke fituar duartrokitje për paraqitjet e saj në skenë. Ajo vazhdoi të bënte filma deri në fund të jetës së saj.

Top News – Shuhet këngëtari i buzuqeve greke. Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare
09/09 21:30
Top Channel/ Dënohet Gjesti! U fut me armë në studion muzikore. Veprimi i papritur në Gjykatë
07/09 21:03
Top News- Dënohet Gjesti! Sa vite burg do vuajë për armëmbajtje dhe kanosje, pas vendimit… kërcen
07/09 21:00
Top Channel/ Arrestohet Joz Marku, zbardhet ngjarja e rëndë në Tiranë
05/09 13:23
Top Channel/ “Shaje Gjestin, ulu në gjunjë dhe…”, Jozi tregon pse dhunoi Edin e Përputhen
04/09 20:43
Top Channel/ Ariana Grande i jep lamtumirën skenës mes lotësh, deklarata e saj emocionon fansat
02/09 23:05
Top Channel/ “Nuk kam kohë të plakem”, zbulohen fjalët e fundit të artistes ikonike para vdekjes
26/08 21:49
Top Channel/ “Ma shpifni”, ish-moderatorja e “Goca dhe Gra” ‘shpërthen’: Meshkuj, do ju fëlliq
26/08 19:42
Top Channel/ Ish-moderatorja e Goca dhe Gra ‘shpërthen’ në rrjetet sociale: Meshkuj, ma shpifni
26/08 17:19
Top Channel/“Gjithë ditën kam pritur të vish”,ditëlindja e parë pa Shpatin, rrëfimi prekës i Selvisë
24/08 21:20
Top Channel/ Në lidhje me yllin e OnlyFans? Ylli i Arsenalit “kapet” nga fansat, zbulohet e vërteta
12/08 22:13
Top Channel/ Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta e fotove me vajzën misterioze në bikini
11/08 21:57
Top News – Ariana Grande ‘braktis’ karrierën. Aktorja dhe këngëtarja e mërzitur nga fama e madhe
03/08 13:19
Top News – Ndahet nga jeta ylli i ‘Jurassic Park’ / Aktori Sam Neill vdes në moshën 78 vjeçare
13/07 13:57
Top Channel/ Nga divorci me Elian dhe dhuna, te martesa me fotografen, ky është djali i Princ Lekës
11/07 10:08
Top News – Shuhet ylli i Popit Bonnie Tyler / Këngëtarja e ‘Eotal eclipse of the Heart’
09/07 15:14
Top Channel/ Qeni i sulmon pastruesen e shtëpisë, Chris Brown në telashe, urdhërohet të…
01/07 22:56
Top Channel/ Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës? Zbulohen detaje nga festa gjigante
26/06 20:03
Top Channel/ Ribashkohen Mateo dhe Brikena? Çfarë ndodhi në Top Arena mes ish-çiftit të BBVIP
22/06 22:31
Top Channel/ “Shëmtirë, idiote…”! “Shpërthejnë” ofendimet mes Zegjinesë e influenceres: Analfabete
09/06 13:20