Top News – Shqipëria, në 10 vendet e para!/ Për femrat që kanë pushtet të madh politik
05/04/2021 12:09

Në Shqipëri, 53 për qind e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh politik. Harta është publikuar së fundmi nga Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e UN Ëomen dhe The Inter-Parliamentary Union (IPU). Sipas raportit, nga e drejta për të votuar, te zotërimi i pasurisë dhe pronave, të drejtat ligjore dhe ekonomike të grave kanë bërë një rrugë të gjatë. Por, edhe pse gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë globale, ato nuk janë gjithmonë të përfaqësuara në nivele më të larta të qeverisjes. Vetëm 14 vende kanë të paktën 50% gra që mbajnë poste ministrore në kabinetin kombëtar. Pesë shtetet ku gratë kanë fuqinë më të madhe politike Austria, Peruja, Suedia, Ruanda dhe në vendin e nëntë është Shqipëria e ndjekur nga Franca. Në shtetet e rajonit, pesha e grave që kanë poste ministresh mbetet e ulët, në rreth një të pestën e totalit. Në fund të listës, nëntë vende kanë 0 për qind gra në kabinetin e tyre kombëtar, të tilla si Arabia Saudite dhe Tajlanda. Sipas raportit, nga Indira Gandhi te Margaret Thatcher, shumë gra kanë mbajtur pozicione drejtuese të shquara dhe me ndikim në të kaluarën, duke shërbyer si një forcë kthese për ekonominë globale. Aktualisht, ka vetëm 24 vende me një kryetare femër në qeveri, si kryeministre apo presidente. Maia Sandu e Moldavisë është më e fundit që caktohet në një rol presidencial që nga dhjetori i vitit 2020. Si kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel ka mbajtur mandatin më të gjatë radhazi nga të gjitha gratë kryetare të shteteve / qeverive. Me 15 vjet në pushtet, Merkel shihet kryesisht si një udhëheqëse de facto e Europës. Sidoqoftë, ajo synon të heqë dorë nga posti i kancelares pasi mbaron mandati i saj në shtator 2021.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48