Lot gëzimi derdh andrea viez ndërsa merr në krahë vogëlushin e saj, të lindur nga një nënë surrogatë në ukrainë. Ai është një yll, thotë argjentinasja rreth të 40-tave me zërin që i dridhet. Pas nëntë vitesh që përpiqet të ketë një fëmijë, Viez më në fund mund të marrë në krahë djalin e saj falë një industrie në shpërthim e sipër të nënave surrogate në Ukrainë, që i ka dhënë shpresë mijëra prindërve të ardhshëm.