Motra e Georgina Rodriguez ka bërë akuza të rënda, duke e cilësuar atë si një një gënjeshtare dhe të poshtër. E ftuar në një emsion televiziv, Patricia pretendon se Georgina nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen e saj ekonomike. “Kam dëgjuar shumë thashetheme për këtë brenda familjes. Asaj i vjen turp nga unë dhe qesh e gëzohet për gjendjen time ekonomike”, tha Patricia. Patricia gjithashtu tha se partnerja e Ronaldos është aq njeri I poshtër, sa edhe e ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione private për të.