Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve të zhvillonin Miss & Mister Big Brother. Anëtarët e jurisë u zgjodhën Luizi, Olta dhe Kristi. Me muzikë në sfond, Dea Mishel ishte banorja e parë që hapi sfilatwn, e më pas një e nga një, të gjithë banorët e tjerë kryen sfilatën e tyre. Por vëmendje morën reagimet e Luizit gjatë sfilatës së Jorit e cila ishte veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë gri. Ai e ka “ngacmuar” atë duke e komplimentuar për paraqitjen dhe fizikun. “Shko vishu se na mbyte”, i ka thënë këngëtari-modeles. Juria vendosi që çmimi i Miss Big Brother të shkonte për Jorin, e ndërsa Mister Big Brother për Visin. Menjëherë pas mbarimit të kompeticionit të bukurisë Miss &Mister Big Brother, u organizua një festë, ku banorët nisën të argëtoheshin dhe të kërcenin me njëri tjetrin.