Më në fund pas shumë muajsh në pritje është krijuar çifti i parë në “Për’puthen +40”. Bëhet fjalë për Ilirin dhe Gilbertën. Në takimin e tyre të radhës të zhvilluar ditën e martë, ata folën gjerë e gjatë për ndjenjat që kishin për njëri-tjetrin. Gjatë takimit, Iliri e kapi në befasi Gilbertën dhe e puthi papritur në buzë. Ky I u shpreh se mezi e ka pritur këtë moment dhe se ja kishte ndjerë shumë mungesën Gilbertës gjatë kohës që nuk dilnin bashkë. Pas takimit, në studio ata të dy u deklaruan vetëm për njëri tjetrin, duke krijuar kështu çiftin e parë në ‘Për’puthen +40”. Para se të jepej takimi, Gilberta u shpreh se ajo ishte ftohur ndaj Ilirit, për shkak se ai kishte filluar të afrohej shumë me Lindën dhe ajo ishte bërë xheloze. Gilberta I tha Lindës se u fut mes saj dhe Ilirit vetëm për të prishur marrëdhënien e tyre.