Top News – ‘Shi’ yjesh në qiell, ‘magji’ dhe mbi Shqipëri/100 meteorë në orë, spektakli i Perseideve
13/08/2023 12:41

Shiu i përvitshëm i meteorëve, Perseide, ka ndricuar qiejt nëpër botë duke mahnitur ata që shpresonin të shijonin një grimcë të atyre që njihen edhe si yjet që bien. Fenomeni sjell deri në 100 meteorë në një orë ndërsa toka përplaset me betjet që ka lënë pas kometa 109P/Sëift Tuttle. Ndërsa mbetjet godasin atmosferën e tokës, ato digjen duke rezultuar në fleshe të shndritshme që njihen si yje që bien, dhe mund të shihen me sy të lirë. Spektakli natyror ndodh në kohë të ngjashme në korrik dhe gusht të cdo viti dhe për këtë vit, kulmi ishte mes natës së të shtunës dhe orëve të para të së dielës. Meteorët, që mund të jenë të vegjël sa një kokërr rëre ose të mëdhenj sa një bizele, godasin atmosferën e tokës me shpejtësinë e 215 mijë kilometrave në orë. Mbetjet që përvëlohen në atmosferë, nuk përbëjnë asnjë rrezik për njerëzit në tokë. Ky konsiderohet një nga eventet më të mirë astronomikë pasi prodhon meteorë të shndritshëm dhe është një nga më aktivët. Këtë vit, NASA, që monitoron meteorët duke përdorur një rrjet kamerash, i pikasi meteorët e parë të perseideve më 26 korrik. Madje, një nga fotot që NASA sjell për të ilustruar spektaklin, është nga parku kombëtar i Shebenikut, në Shqipëri. Fenomeni, quhet shiu i meteorëve Perseidë, pasi meteorët duket se e kanë origjinën nga yjësia e perseut, që ka marrë emrin e një figure të mitologjisë greke.

Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
DIGITALB DIGITALB