Top News – SHBA me një shtet të ri…! Miratohet projektligji për njohjen e Washington DC
22/04/2021 20:53

Projektligji për njohjen e Washington DC si shtet, më në fund mori formë, pas përpjekjes disa dekadëshe për riformatimin e hartave politike amerikane. Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar legjislacionin që do të krijonte shtetin e 51, duke i dhënë mundësinë Uashington DC-së të ketë një përfaqësues dhe dy senatorë në Kongres. Propozimi është përballuar me një betejë të ashpër në Senat, ku kontrolli i ngushtë i demokratëve ishte i mjaftueshëm për të kapërcyer kundërshtimin e fortë të republikanëve. Deklarata e Shtëpisë së Bardhë e vlerëson Uashingtonin si të denjë për të qënë shtet, me "një ekonomi të fuqishme, një kulturë të pasur dhe një popullsi të larmishme amerikane nga të gjitha sferat e jetës që kanë të drejtë për pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në demokracinë tonë". Një copë toke, që përfshin Shtëpinë e Bardhë, Kapitolin dhe Shëtitoren Kombëtare do të mbetej sipas projekt-ligjit, distrikt federal. Në vend të Distriktit të Kolumbias, shteti i ri do të njihej me emrin Uashington, Komonuelthi Daglas – për nder të luftëtarit të famshëm kundër skllavërisë, Frederick Douglass. Një projekt-ligj i ngjashëm për shtetësinë e Uashington DC-së u miratua në vitin 2020 në Dhomën e Përfaqësuesve, por u hodh poshtë në Senatin e kontrolluar nga republikanët në atë kohë. Gjatë një seance dëgjimore në mars në Komisionin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, një sërë ligjvënësish republikanë thanë se që DC-ja nuk i plotëson kushtet për shtetësinë ndërsa e quajtën përpjekjen një lojë cinike të pushtetit nga ana e demokratëve. Ata thonë se DC-ja është një rast i veçantë që kërkon hapa të veçantë.

Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09 23:08
Top News- Fluturimi përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë
14/09 23:00
Top News- “Dronët rus nuk na trembin”, NATO i tregon dhëmbët Putinit pas sulmit me dron
14/09 22:50
Top News- Korrupsioni e skandalet ‘zhytin’ Ukrainën! Zelensky sërish në hall, buzëqesh Putin
14/09 22:44
Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11
Top News – ‘Ulni ritmin e IA’. Deklarata e shefit të Anthropic shkakton ‘tërmet’ në bursa
14/09 14:05
Top News – Huthit të pandalshëm. Zgjerojnë territorin, sulmet saudite nuk i frenojnë dot
14/09 13:16
Top Channel/Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA, mister autori:Po shihen kamerat e sigurisë!
14/09 12:22
Top News – Putin sulmon trenin diplomatik. Boris Johnson dhe ish-kreu i CIA-s në shenjestër
14/09 12:19
Top News – E djathta ‘frikëson’ pushtetin. Gara në Suedi, e majta kryeson me diferencë minimale
14/09 12:14
Top Channel/ Më në fund një fitore, CDU merr Saksoninë e Poshtme: AfD del forcë e tretë!
14/09 12:10
Top News – Nafta mbi 108 dollarë për fuçi. Tensionet në Hormuz rrisin frikën për furnizimet globale
14/09 11:55
Top Channel/Sulmi rus pranë kufirit polak, shpëtuan “për fije” ish shefi i CIA-s dhe Boris Johnson!
14/09 11:37
Top Channel/ Mes goditjeve të Moskës, Trump kritikon Kievin: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse!
14/09 11:37
Top Channel/ Rusia godet trenin ukrainas afër Polonisë, evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johanson
13/09 23:03
Top News- ‘Si të vrasë shokët e shkollës’, adoleshenti pyet ChatGPT…alarmohet FBI
13/09 15:39
Top Channel/ Mbyllet aeroporti në Lituani! Dronët alarmojnë Naton, Kushner: Vetëm një kusht për…
13/09 15:25