Një valë masive protestash e udhëhequr nga të rinjtë e gjeneratës Z, kanë shpërthyer thuajse në të gjithë Evropën. Nga Franca, në Itali, Gjermani, Portugali e Spanjë, të rinjtë kërkojnë përmirësimin e sistemit arsimor, masa më të forta për mbrojtjen e klimës dhe perspektiva më të mira ekonomike e sociale.