Marrëveshja e nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përfshin edhe Libanin, ku parashikohet një angazhim për ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet e konfliktit në Lindjen e Mesme. Dokumenti parashikon gjithashtu respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Libanit nga të gjitha palët e përfshira. Memorandumi i mirëkuptimit përbëhet nga 14 pika dhe përfshin edhe masa të tjera të rëndësishme, si rihapja e Ngushticës së Hormuzit, garanci që Irani të mos zotërojë armë bërthamore, një plan rindërtimi prej 300 miliardë dollarësh për Iranin, si dhe heqjen e të gjitha sanksioneve amerikane ndaj Teheranit.