Dukesha e Sussexit, Meghan Markle po planifikon që fëmijën e dytë ta lindë në shtëpi. Markle kishte planifikuar ta lind në shtëpi edhe djalin e saj Archie, por për shkak të disa komplikacioneve ishte detyruar të dërgohej në spital për të pas një lindje sa më të sigurt. 39-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry do të bëhen së shpejti prindër të një vajze. Lajmi u bë publik gjatë intervistës së shumëpërfolur me Oprah Winfrey.