Arnold Schwarzenegger ka folur pa dorashka në lidhje me abuzimin që kishte pësuar nga prindërit e tij në kohën kur ishte fëmijë, në dokumentarin e ri të Netflix, i titulluar “Arnold”. Aktori 75-vjeçar u rrit në Thal të Austrisë nga babai i tij, Gustav, anëtar i partisë naziste dhe e ëma Aurelia, të cilën ai e cilëson, si një të “fiksuar pas pastërtisë”.