Debatet nuk kanë të sosur në Big Brother Vip. Edhe këtë herë protagoniste është ish konkurentja e Perputhen e cila që kur është futur në ‘Big Brother Vip” ka trazuar ujërat me komentet e saj. Së fundi ajo u përballë me Sabianin, i cili akuzoi Antonelën se i prishi namazin dhe u shpreh se i ka lënë Zotin. Antonelës nuk i ka pëlqyer ky sulm i Sabianit e ai i tha se është e trashë, se se ka kuptuar fare. Debati ka vazhduar më tej dhe Antonela për tu vetëmbrojtur ka thënë se nuk është dakort që të përmendet feja në Big Brother. Ish konkurentja e Përputhen përmendi fakin se I kishte tërhequr vëmendjen Valonit që të mos luante kitarë kur banorët janë duke u falur. Pra sipas saj akuzat e Sabianit janë të pabaza.