Top News – Robotë në vend të 600 mijë punëtorëve / Amazon drejt ndryshimit të madh, ‘deri në 2033’
22/10/2025 15:26

Gjatë dy dekadave të fundit, asnjë kompani nuk ka bërë më shumë për të formësuar vendet e punës në Amerikë sesa Amazon. Në ngjitjen e saj për t'u bërë punëdhënësi i dytë më i madh në SHBA, ajo ka punësuar qindra mijëra punëtorë magazinash, ka ndërtuar një ushtri shoferësh dhe ka qenë pioniere në përdorimin e teknologjisë për të punësuar, monitoruar dhe menaxhuar punonjësit. Tani, intervistat dhe një sërë dokumentesh të strategjisë së brendshme të shikuara nga The Neë York Times zbulojnë se drejtuesit e Amazon besojnë se kompania është në prag të ndryshimit të saj të madh për sa i takon vendeve të punës: zëvendësimin e më shumë se gjysmë milioni vendesh pune me robotë. Forca punëtore e Amazon në SHBA është më shumë se trefishuar që nga viti 2018 në gati 1.2 milion. Por ekipi i automatizimit të Amazon pret që kompania të mund të shmangë punësimin e më shumë se 160,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të kursente rreth 30 cent për çdo artikull që Amazon zgjedh, paketon dhe u dorëzon klientëve. Vitin e kaluar, drejtuesit i thanë bordit të Amazon se shpresonin që automatizimi robotik do t'i lejonte kompanisë të vazhdonte të shmangte shtimin e forcës së saj punëtore në SHBA në vitet e ardhshme, edhe pse ata presin të shesin dyfishin e produkteve deri në vitin 2033. Kjo do të përkthehej në më shumë se 600,000 punëtorë për të cilët Amazon nuk do të kishte më nevojë. Dokumentet tregojnë se ekipi i robotikës së Amazon ka një qëllim përfundimtar për të automatizuar 75 përqind të operacioneve të saj. Amazon është aq e bindur se kjo e ardhme e automatizuar është afër saqë ka filluar të hartojë plane për të zbutur pasojat në komunitetet që do të preken nga humbja e vendeve të punës.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05