Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10/2026 23:00

Regjistrimet audio mes makinistëve dhe qendrës së kontrollit në Madrid kanë ngritur dyshime mbi komunikimin dhe autorizimet e dhëna pak minuta para aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku humbën jetën 69 persona. Sipas regjistrimeve të publikuara nga mediat spanjolle, një treni me shpejtësi të lartë duket se iu dha leja për të lëvizur, ndërsa rreth 25 kilometra më përpara një tren tjetër kishte mbetur i bllokuar në shina. Bisedat mes qendrës së kontrollit dhe dy makinistëve janë bërë pjesë kyçe e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Autoritetet po analizojnë komunikimet për të përcaktuar nëse pati gabime në koordinim apo në dhënien e autorizimeve për lëvizjen e trenave. Megjithatë, regjistrimet nuk përbëjnë ende një përfundim zyrtar mbi shkakun e aksidentit. Tragjedia ndodhi të mërkurën në mëngjes, kur një tren që udhëtonte nga Madridi drejt Seviljes u përplas me një tren të ndaluar. Përveç 69 viktimave, dhjetëra persona mbetën të plagosur. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, është zotuar se hetimi do të zbardhë çdo detaj të aksidentit. Ndërkohë, Spanja ka shpallur tri ditë zie kombëtare në nderim të viktimave.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05