Një helikopter italian i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, u rrëzua të enjten, duke lënë të vdekur katër anëtarë të ekuipazhit dhe 11 të lënduar, tha misioni në një komunikatë. "Si pasojë e këtij aksidenti, EUFOR pësoi humbjen e katër personave, ndërsa 11 të tjerë u lënduan dhe aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin kujdes mjekësor. Nuk pati dëme në infrastrukturën civile, pronën apo automjetet, dhe asnjë civil nuk u lëndua si pasojë", thuhej në njoftim. EUFOR-i bëri të ditur se helikopteri i rrëzuar është i llojit CH-47 Chinook dhe i përket kontingjentit italian të misionit.