Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se fati i Ukrainës mund të vuloset nga zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, ndërsa Donald Trump përpiqet të shmangë një "masakër" politike. Rezultati i zgjedhjeve të së martës do të përcaktojë se sa pushtet do të ketë Presidenti amerikan për pjesën e mbetur të mandatit të tij. Dhe sipas sondazheve, Partia Republikane rrezikon të humbasë si Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe Senatin, në një kohë kur vlerësimet për Trumpin kanë pësuar rënie. Nëse kjo ndodh, ai do të humbasë kontrollin mbi Kongresin dhe mundësinë për të realizuar planet e tij të ardhshme.