Një helikopter i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, u rrëzua këtë të enjten duke lënë të vdekur katër anëtarë të ekuipazhit dhe 11 të lënduar, tha misioni në një komunikatë. "Si pasojë e këtij aksidenti, EUFOR pësoi humbjen e katër personave, ndërsa 11 të tjerë u lënduan dhe aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin kujdes mjekësor. Nuk pati dëme në infrastrukturën civile, pronën apo automjetet, dhe asnjë civil nuk u lëndua si pasojë", tha EUFOR-i. Helikopteri i rrëzuar është i llojit CH-47 Chinook dhe i përket kontingjentit italian të misionit. Lidhur me aksidentin reagoi edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Ajo shprehu ngushëllime për familjet e viktimave përmes një postimi në rrjetin social X. “Lajmi për aksidentin tragjik të helikopterit italian të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë është shkak për pikëllim të thellë. Në mendjen dhe zemrat tona janë viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që, të angazhuar në misionin për paqe dhe stabilitet në rajon, po kalojnë orë ankthi”, shkroi Meloni. Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe