Një dron rus goditi një stacion hekurudhor në Dnipro, në Ukrainën qendrore, të enjten në mëngjes, duke lënë të vdekur 13 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë, njoftuan autoritetet. “Një tragjedi ka ndodhur në Dnipro. Një dron goditi një tren pasagjerësh”, deklaroi kryetari i bashkisë, Borys Filatov, në rrjetet sociale pak pas sulmit. “Shumë njerëz janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur.”