Teherani ka konfirmuar se ka marrë një letër nga zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance, i cili synon të rihapë bisedimet mes dy vendeve, por ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për përmbajtjen e saj. Sipas mediave iraniane, Irani nuk ka ndërmend të tërhiqet nga shtatë kushtet e vendosura për rifillimin e negociatave me Uashingtonin.