Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira e cila është rritur dhe ka nisur karrierën e saj muzikore në Greqi ka publikuar një sesion fotosh të ëmbla nga revista ‘Vogue’. Ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo nuk ka nguruar të flasë edhe për jetën e saj personale, nga fëmijëria e vështirë në Shqipëri mes varfërisë dhe luftës civil, tek emigrimi në Greqi dhe fillimet e karrierës muzikore në shtetin fqinj.