Top News – Princi i kurorës ndryshon ton/ Arabia Saudite, lidhje të mira e speciale me Iranin
28/04/2021 12:02

Princi i kurorës në Arabinë Saudite Muhammed bin Salman, ka pasur qasje më të butë ndaj Iranit, në një transmetim televiziv më 27 prill, në të cilin po ashtu ka thënë se Arabia Saudite dhe administrata e presidentit amerikan Joe Biden, pajtohen në shumicën e çështjeve që përbëjnë shqetësim të përbashkët. “Irani është shtet fqinj dhe gjithë çfarë duam ne është lidhje e mirë dhe speciale me Iranin”, ka thënë princi saudit i kurorës. “Ne nuk duam që situata e Iranit të jetë e vështirë. Në të kundërtën, ne duam që Irani të rritet dhe të shtyjmë rajonin dhe botën drejt mirëqenies”. Riadi është duke punuar me partnerë rajonë dhe globalë për të gjetur zgjidhje ndaj “qasjes negative” të Teheranit, ka shtuar ai. Të dyja shtetet kanë shkëptur lidhjet më 2016, meqë protestuesit iranianë patën sulmuar misionet diplomatike saudite, pas ekzekutimit të një kleriku të nderuar shiit nga ana e Mbretërise saudite. Ato po ashtu mbështesin palë të kundërta në luftën në Jemen, ku koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke luftuar me rebelët huthi, të lidhur me Iranin. Komentet e princit Salman përbëjnë ndryshim të tonit, për dallim nga intervistat e kaluara, në të cilat ai ka kritikuar Teheranin se është duke nxitur pasiguri rajonale. Princi nuk ka përmendur ndonjë negociatë me Teheranin, mirëpo ka pasur raportime për biseda sekreta që do të ndodhin këtë muaj mes dy vendeve në Bagdad. Burimet e cituara nga agjenci të lajmeve kanë konfirmuar bisedimet, mirëpo as Arabia Saudite dhe as Irani nuk kanë konfirmuar apo mohuar publikisht takimet.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05