Top News – Po vjen Raketa kineze!/ Bie në fundjavë, SHBA nuk ka në plan ta rrëzojë
07/05/2021 13:05

Mbetje nga një raketë kineze pritet të bien në tokë në mënyrë të pakontrolluar, këtë fundjavë. Segmenti kryesor i Long March 5b u përdor për të lancuar modulin e parë të stacionit të ri hapësinor të Kinës, muajin e shkuar. Me peshë 18 tonë, ai është një nga objektet më të mëdha në dekada që është zhytyr në mënyrë të pakontrolluar në atmosferë. Ushtria amerikane ndërkohë tha se po e monitoron por nuk ka në plan ta rrëzojë raketën kineze të lancuar javën e kaluar, e cila pritet të kthehet në Tokë këtë fundjavë, mirëpo në një lokacion të pakontrolluar. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austrin u ka thënë gazetarëve më 6 maj se ndonëse Pentagoni ka “kapacitet për të bërë shumë gjëra”, aktualisht nuk ka në plan të rrëzojë raketën. Pentagoni ka thënë më 5 maj se është duke vëzhguar raketën Long March 5B, e cila ka dalë jashtë orbitës, pasi është ndarë nga një segment i stacionit hapësir kinez. Raketa pritet të kthehet në tokë me 8 apo 9 maj. “Ne shpresojmë se do të arrijë në një hapësirë që nuk do ta dëmtojë askënd. Shpresojmë që në oqean apo diçka të ngjashme”, ka thënë Austin. Komanda amerikane e Hapësirës ka thënë përmes një deklarate se parashikimi i pikës së saktë të kthimit të raketës në atmosferën e Tokës “nuk mund të dihet deri disa ora para kthimit”. Detajet themelore për raketën dhe trajektoren e saj nuk dihen, sepse Qeveria kineze nuk ka komentuar publikisht rikthimin e saj. Një e përditshme e Partisë Komuniste Kineze, i ka përshkruar raportimet se raketa është “jashtë kontrollit” dhe mund të shkaktojë dëme, si “publicitet perëndimor”. Raketa The Long March 5B ka dërguar në orbitë modulin kryesor të stacionit hapësinor Tianhe më 29 prill. Kina planifikon të realizoj 10 lansime të njëjta, përmes së cilave do të dërgohen pjesë shtesë të stacionit hapësinor në orbitë.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23