Top News- Përfundon takimi Kurti-Limaj/ Nuk ka detaje nga biseda për konstituimin e Kuvendit
19/07/2025 21:12

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u takuan këtë të shtunën, por ende nuk dihet nëse kanë arritur marrëveshje për daljen nga ngërçi politik, që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja. Eksponentët e dy partive konfirmuan më herët se ky takim do të mbahej, por nuk dhanë detaje për të. Takimi u mbajt teksa po afrohet afati i 26 korrikut, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi se partia e saj mban qëndrimin që Limaj të zgjidhet në postin e kryeparlamentarit, ndërkaq LVV-ja si fituese e zgjedhjeve, të drejtojë Qeverinë e re. Ajo tha se partia e saj e ka ofruar bashkëpunimin, duke thënë se zgjedhja e Limajt në krye të organit ligjvënës nuk është kusht, por mundësi që vendi të dalë nga ngërçi dhe të formohen institucionet e reja. Ndërsa Artan Abrashi nga LVV-ja, pas seancës konstituive të Kuvendit, deklaroi se partia e tij është konstruktive teksa akuzuar partitë e tjera se nuk kanë reflektuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Duke folur për takimin Kurti-Limaj dhe mundësinë e një marrëveshjeje, ai tha se “bashkëpunimi nënkupton bashkëqeverisje, pjesëmarrje në bashkëqeverisje”. Të shtunën, për herë të 49-të deputetët dështuan ta konstituonin përbërjen e re parlamentare. Deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke argumentuar se një votim i tillë është jokushtetues.

Top News- ‘Marrëveshja mori goditje të rëndë’/ Kurti optimist për shmangien e zgjedhjeve
03/09 12:06
Top News- Milaim Zeka thyhen heshtjen/ Mohon akuzat për spiunazh në dosjen ‘Sheholli’
03/09 11:32
Top News- PDK e AAK vijojnë presionin politik/ ‘Kosova po mbahet peng nga bllokada institucionale’
03/09 10:25
Top Channel/ Kurti-Abdixhiku takim “bosh”, Kreu i LDK: Nuk i kemi numrat
02/09 23:02
Top News- Grenell kritikon krizën politike/ ‘Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, kanë kaluar 50’
02/09 22:36
Top News- Kurti takon deputetët e pakicave/ ‘Do të ecim më tej, për të evituar zgjedhjet’
02/09 22:36
Top News- Vuçiç kërkon sërish ‘pushtetin’/ Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshmë parlamentare
02/09 21:45
Top News- Kurti e Abdixhiku sërish ‘gjunjë më gjunjë’/ Kreu i LDK: Situatë e pamundur numerike
02/09 21:35
Top News- 6 votat e LDK-së kundër Sejdiut/ Presidenti, analistët: zgjedhjet e reja të pashmangshme
02/09 19:45
Top Channel/ Mbyllen takimet, Abdixhiku: Situatë e pamundur numerike për Presidentin
02/09 18:49
Top News- Dhanë dorëheqje në shenjë proteste më 2022/ Haxhiu i liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë
02/09 18:39
Top News – Kriza politike ‘kryqëzon’ Kosovën/Reagon BE: Formoni institucionet dhe respektoni ligjin!
02/09 13:20
Top News – Ministri Sveçla shpallet fajtor. Hodhi gaz lotsjellës para 8 viteve në kuvend
02/09 13:20
Top News- Abdixhiku i ashpër me deputetët: U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK
02/09 12:40
Top Channel/“Top sekret 2”, “plas” në Kosovë: Komuniteti mysliman, bashkëpunim me BIA-n serbe?
02/09 12:25
Top News – ‘Dezertorët’ e LDK rrëzojnë Sejdiun. Kurti: Rrezikojmë zgjdhjet e katërta
02/09 11:42
Top Channel/ Kosova sërish drejt zgjedhjeve, 6 deputetë të LDK kundër Bekim Sejdiut
01/09 22:56
Top Channel/ Gjashtë deputetë të LDK bojkotuan Sejdiun, Kurti: Veprim negativ i tyre, marrëveshja…
01/09 22:46
Top News – ‘Dezertim’ brenda LDK për Sejdinin. Deputetët kundër Abdixhikut, vendi drejt zgjedhjeve
01/09 21:35
Top Channel/ Dështon pakti për Presidentin në Kosovë, deputetët e LDK i thonë “JO” Bekim Sejdiut
01/09 19:40