Avokati i Britney Spears, pritet të jap dorëheqjen nga çështja e saj e kujdestarisë. Britney u zhgënjye shumë në lidhje me dështimin dhe pamundësinë e avokatit për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë së fundmi. Ingham u caktua në çështjen e Britney-t në vitin 2008, kur këngëtares nuk iu dha e drejta ta zgjidhte vetë avokatin. Lajmi vjen pak orë pasi menaxheri i këngëtares, Larry Rudolph njoftoi largimin nga stafi I këngëtares. Ai ka qenë menaxheri i Britney Spears për 25 vjet dhe shkak për këtë vendim ishin pretendimet që Spears bëri për të në seancën e saj gjyqësore më 23 qershor.