Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se është dakordësuar me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Abdixhiku ka përgënjeshtruar raportimet se Osmani ka vendosur paraprakisht kushte për bashkëpunim.