Aktori fitues i çmimit Oscar, Jared Leto, do të ketë nderin të interpretojë stilistin e ndjerë Karl Lagerfeld në një film biografik. Leto u shpreh për “Women’s Wear Daily” për stilistin e ndjerë gjerman, i cili ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare duke thënë se Karl do të ishte krenar për atë që po bëhet.