Një rast i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku dyshohet se një nënë ka mbytur foshnjën e saj menjëherë pas lindjes. Ngjarja është regjistruar në në tualetin e repartit të emergjencës në Ferizaj, ku fillimisht 21-vjeçarja fillimisht ishte paraqitur me dhimbje barku, pa i treguar mjekëve se ishte shtatzënë. Më pas, e reja ka shkuar në tualetin e emergjencës, ku dyshohet se ka lindur foshnjën. Të shqetësuar mbi gjendjen e saj shëndetësore, bluzat e bardha kanë hyrë për të kontrolluar gjendjen, ku janë përballur me skenën e rëndë. Në tualet është gjetur foshnja e porsalindur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se është mbytur menjëherë pas lindjes.