Harrojini këpucët ekcentrike që janë shumë të vështira për tu përshtatur me përditshmërinë, tashmë modelet e thjeshta dhe të rehatshme janë kthyer sërish në modë. Ato çka u vërejt në javët e modës nga Nju Jorku, Londra, Milano dhe Parisi, ishte se trendy I modës së këpucëve iu kthehet dizenjos klasike. Çizmet e shkurtra janë trendy për këtë sezon dimëror, por mes tyre spikasin ato të modelit Chelsea boots. Ky model mbizotëronte në koleksionet e Alexander McQueen, Valentino, Stella Mçartney dhe Giambattista Valli . Sipas stilistëve Chelsea boots mund të ndërthuren mjaft mirë me shumë veshje nga kostumet e deri tek fundet e fustanet