16:25 | 5/1/2023

Top News – Mes thashethemeve për lidhje dashurie/ Dua Lipa në shoqërinë e një mashkulli misterioz!

Dua Lipa është parë së fundmi në praninë e një djali misterioz që qëndronte përkrah saj, teksa ajo po largohej nga klasa e jogës. Këngëtarja me origjinë shqiptare, gjatë daljes së saj dukej në formë dhe në humor të mirë, teksa është parë duke pirë kafen e mëngjesit dhe më pas ka vazhduar rutinën e saj të fitnesit. Prej disa kohësh qarkullonin disa thashetheme për 27-vjeçaren, për një lidhje të mundshme me reperin Harlow. Në albumin e tij të fundit ai ka bërë një përshëndetje për këngëtren britaniko-shqiptare.

Më shumë ↓

Video të tjera