Ylli i muzikës pop Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck duken më të lumtur se kurrë. Gjatë një ecje së fundmi ata nuk janë fshehur nga kamerat e paparacëve, teksa janë shfaqur të lumtur krahë njëri-tjetrit në publik duke shijuar një shëtitje si çift. Dyshja është fotografuar në Santa Monica në Kaliforni dhe ajo që ka tërhequr vëmendje është veshja e tyre shumë e tjeshtë, me një pije në dorë dhe të përqafuar me njëri-tjetrin.