Top News- Marta Kos do të vizitojë Kosovën/ Në fokus fondet e BE dhe formimi i institucioneve
10/05/2026 10:49

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos do të ndalet në Kosovë javës tjetër, duke zhvilluar kështu vizitën e parë zyrtare që nga marrja e detyrës. Burime jozyrtare në Bruksel thanë për Radio Evropa e Lirë se vizita do të zhvillohet të premten e 15 Majit ndërsa pritet të konfirmohet zyrtarisht në ditët në vijim. Marta Kos mori detyrën e Komisioneres për Zgjerim në Komisionin Evropian më 1 dhjetor 2024. Ajo kishte planifikuar të ndalej më 12 Mars të këtij viti në Prishtinë por viizta u anulua pasi ish-presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin. Ndërkohë gjatë vitit 2025, mungesën e vizitës së saj në Kosovë, Brukseli e argumentoi me mosfunksionimin e institucioneve në vend, për shkak të krizës politike. Megjithatë, sipas burimeve në Bruksel, shkruan Radio Evropa e Lirë, tani vlerësohet se vizita duhet të realizohet pavarësisht situatës politike, pasi nuk pritet që gjendja në Kosovë të ndryshojë thelbësisht në një periudhë të shkurtër. Në fund të prillit, Kos deklaroi në Parlamentin Evropian se pret të vizitojë së shpejti Kosovën për të diskutuar reformat që lidhen me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. “Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Së shpejti do të qëndroj në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje”, kishte deklaruar ajo. Kosova më 16 prill mori 61.8 milionë euro parafinancim nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, pasi ratifikoi marrëveshjet përkatëse dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm në Komisionin Evropian. Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 është në vlerë prej 6 miliardë eurosh. Sipas ndarjeve buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro, prej tyre 253 milionë euro grante dhe 629 milionë euro kredi. Ndërkohë pesë shtete të BE Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, gjë që konsiderohet pengesë për avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

Top Channel/ 49-vjeçaren e vret kunati në Pejë, 3 ditë më parë kishte bërë denoncim për dhunë
26/10 12:51
Top News – ‘Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi’/ Letra e dytë që e gruas së vrarë, ‘furtunë’ reagimesh
26/10 12:21
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Kryeprokurori kërkon raport të detajuar për rastin
26/10 11:52
Top News – ‘Kjo është shpresa ime e fundit’. Letra që paralajmëroi krimin në Pejë, nisin hetimet
26/10 11:46
Top News-Rikthimi i ligjit të Speciales përçan PDK. Deputeti nismëtar kundër-Drafti s’ka asnjë gabim
24/10 14:06
Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59
Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31