Top News – Kryen krime kibernetike/ Dënohen 4 persona në SHBA, mes tyre dy rusë
08/05/2021 19:01

Dy shtetas rusë janë në mesin e katër personave që janë deklaruar fajtorë për krime kibernetike që kishin dëmtuar bankat dhe kompanitë në mbarë Shtetet e Bashkuara. Nga këto krime janë shkaktuar dëme në vlerë prej miliona dollarësh, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë. Katër personat – dy rusët Aleksandr Grichishkin dhe Andrei Skvortsov, 33-vjeçari nga Lituania Aleksander Skorodumov dhe Pavel Stassi, nga Estonia – kanë ofruar të dhëna për rrjete të kriminelëve kibernetikë, thuhet në dokumentet e gjykatës. Në mesin e të dhënave që këta persona ofruan ishin IP adresat, serverët dhe domenët për klientët e tyre që kryenin krime kibernetike, të cilët më pas i përdorën këto të dhëna për të pasur qasje në kompjuterët e kompanive dhe për të vjedhur kredenciale bankare, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë. “Në një periudhë disa vjeçare, të pandehurit kanë ndërmjetësuar aktivitete kriminale për një rrjet të kriminelëve kibernetikë në mbarë botën, duke iu ofruar atyre mundësi që të kryejnë veprimtarinë e tyre kriminale”, tha agjenci special i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Timothy Ëaters. Departamenti i Drejtësisë tha se me ndihmën e këtyre personave ishin kryer sulme ndaj kompanive amerikane dhe institucioneve financiare në vitet 2009 deri më 2015. Të katër personat u deklaruan fajtorë pranë një gjykate në Miçigan. Secili prej tyre përballet me maksimum 20 vjet burgim, por lidhur me vendimin për dënimin do të mbahet seancë më vonë gjatë këtij viti. Partnerët e FBI-së në Gjermani, Estoni dhe Mbretërinë e Bashkuar kishin ndihmuar FBI-në për të hetuar këtë rast.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23