Moderatorja Kiara Tito, ka qenë e eleminuara përballë nominimit kokë më kokë me aktoren Olta Gixhari. Kiara e ka lënë përfundimisht shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, ku nuk kishte as biletën e kthimit, që do të ishte mundësia e dytë për të hyrë sërish në shtëpi. Në përballjen Olta-Kiara, moderatorja ishte më pak e pëlqyera nga publiku. Ky moment nuk ka qenë aspak i mirë për Luizin, pasi që prej fillimit këtë rrugëtim e vazhduan bashkë si çift.