Reperi amerikan Kanye West, nuk do të mundet që të shkojë në Australi për shkak të komenteve anti-semite. Një ministër i qeverisë i ka mohuar vizën reperit të njohur, në këtë vend duke lajmëruar se kushdo që e bën apo e ka bërë do të marrë të njëjtin dënim. Ministri i Arsimit i Australisë, Jason Clare, dënoi komentet e tmerrshme anti semitike të reperit të njohur, që përfshinte Hitlerin dhe Holokaustin, duke thënë se ata që kishin bërë të njëjtat deklarata të ngjashme u ishte refuzuar viza më parë.