Gjatë mbrëmjes së të enjtes, Visi ka folur me Oltën për gjendjen e tij emocionale. Elvisi ka thënë se shpesh e mendon me dyshime qëndrimin brenda shtëpisë pasi ka pasur ngarkesë shumë të fortë emocionale. Ai ka rrëfyer përballjen me një moment të vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit. Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.