Shtapia franceze e modas ka propozuar modelet e reja ta koleksionit pranvera/vera në Javën e Modës në Paris. Modelet ishin veshur me fustane të hollë, me printime kafshësh, prezantuar në një skenë të veçantë. Modelet u shfaqën, një nga një, duke u rrotulluar rreth statujave të drunjëta, veshur me minifunde të ndezura, kostume me lule dhe xhaketa me shkëlqim. Chanel propozon për në muajt e ngrohtë pranverë/verë, kryesisht ngjyrat e lehta dhe ato pastel por i qëndron besnike të bardhës në të gjitha nuancat si dhe bezhës e rozës së lehtë. Po ashtu, shtëpia franceze e modës sugjeron këpucë klasike dhe ta rehatshme, larg takave të larta.