Në spektaklin e së martës në Big Brother Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri patën një debat të fortë me njëri-tjetrin. Aktorja e njohur u shpreh e ofenduar nga disa batuta që Iliri bëri për treshen. Shaqiri u shpreh se nuk e kishte aspak për Monikën, por ishte fjala për mjeljen e dhisë. Madje edhe Arjola, e cila është shoqe e të dyve, u shpreh se nëse balerini e ka pasur për aktoren, është një gjë shumë e rëndë, pasi nuk e pret nga ai.