Reperja nga Prizreni, Tayna, ka qenë prej disa vitesh në menaxhim të Rinor Hykollit. Ajo duket se është larguar nga label-i ‘Friends Entertainment’ pak muaj më parë dhe se jo gjithçka ka shkuar mirë. Këngëtarja së fundmi ka lansuar projektin e ri muzikor “Si ai” në kanalin e saj zyrtar në YouTube, i cili i është fshirë për disa orë.