Partitë politike në Kosovë kanë hapur fushatën zgjedhore 10 ditore, të enjten e 28 majit. Kreu I Partisë Vetëvendosje Albin Kurti si dhe kandidati për Kryeministër, nga qyteti I Ferizajt, premtoi investime të mëdha strategjike në treg, gazifikim të qymyrit, katër hekurudha të reja, pesë diga të reja, 20 stadiume që ndërtohen ose renovohen.