Në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për 7 qershorin, teksa partitë politike prej disa ditësh kanë nisur tubimet elektorlae brenda dhe jashtë vendit. Fushata do të jetë 10 ditë, konkretisht deri më 07 qershor në orën 06:59, një minutë para hapjes së qendrave të votimi. Buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është gati 11 milionë euro.