Në mungesë të kuorumit Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dështuar të zgjedhjes kryesuesin e ri. Anëtari i KGJK-së, Rrustem Thaçi, i cili është edhe njëri prej kandidatëve për kryesues, ka ngritur shqetësime lidhur me dështimin të mbledhjeve, tha se anëtarët e Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të jenë të pandikuar për të votuar për një kandidat. Këshilli Gjyqësor i Kosovës më 12 mars shpalli konkurs për kryesues të ri, i cili ishte i hapur deri më 26 mars 2026. Sipas rregullores pozita e kryesuesit duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pasi mbetet e lirë.