Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, dhe deputeti i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Egzon Azemi, janë dënuar me nga një vit e gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë të martën, nën akuzën për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. Për të njëjtin rast u dënuan me nga gjashtë muaj burgim edhe Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj, të cilën u shpallën fajtorë për kanosje. Pas dhënies së dënimit nga Gjykata, Azemi përmes një psotimi në FaceBook shkroi se ai dhe Manxhuka u dënuan “pa asnjë provë nga sistemi i vjetërsuar i drejtësisë që liron terroristët serbë”.