Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar unanimisht vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha gjatë mbledhjes se Komisionit se ky vendim dëshmon pjekurinë e shtetit dhe kapacitetin e FSK-së për të marrë përgjegjësi ndërkombëtare. Deputetja tha se FSK, është një strukturë serioze, profesionale dhe gjithmonë më e gatshme që të marrë përgjegjësi përtej kufijve të vendit. Musliu tha se mbështetja ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë rrugëtim duhet të jetë e plotë dhe pa dilemma.